Lazio ka shënuar fitore të thellë të hënën mbrëma. Lazio ka fituar 4:0 në udhëtim ndaj Fiorentinas, në kuadër të Serie A.
Matias Vecino, Mattia Zaccagni, Luis Alberto dhe Ciro Immobile realizuan golat për ekipin nga Roma. Lazio i ka 20 pikë nga nëntë ndeshje. Ka vetëm tri pikë më pak se Napoli që është lider i kampionatit italian. Fiorentina renditet e 13-ta me nëntë pikë.
Elseid Hysaj luajti prej miuntës së 72-të për Lazion.