Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fitore e thellë e Guinesë

Ekuatoriale Guinea Ekuatoriale ka shënuar fitore të thellë ndaj Guinea Bissaut në ndeshjen e dytë të Grupit A të Kupës së Afrikës.

Guinesa Ekuatoriale fitoi me rezultatin 4:2, pas barazimit që e pati në ndeshjen e parë me Nigerinë.

Tani Guinea Ekuatoriale ka katër pikë, ndërsa Guinea Bissau që e pësoi disfatën e dytë, është në vendin e fundit pa pikë.

Emilio Nsue shënoi “hat-trick” te Guinea Ekuatoriale, ndërsa një gol tjetër e realizoi Josete Miranda.

Esteban Orozco i Guinesë Ekuatoriale shënoi autogol, ndërsa realizator i golit tjetër për Guinea Bissaun ishte sulmuesi Ze Turbo.