Algjeria ka shënuar fitore të thellë në ndeshjen e parë të Kupës së Afrikës, në kuadër të Grupit E.
Të mërkurën në mbrëmje, Algjeria fitoi 3:0 ndaj Sudanit, ndërsa kontribut shumë të madh dha sulmuesi i Al Ahlit, Riyad Mahrez.
Mahrez realizoi në minutën e dytë dhe të 61-të. Nga minuta e 39-të, Sudani mbeti pa Salaheldin Alhassanin, që e mori kartonin e dytë të verdhë.
Golin e tretë dhe të fundit në ndeshje e realizoi Ibrahim Maza, pesë minuta para fundit.
Ne Grupin E, Algjeria e Burkina Faso kanë nga tri pikë, kurse Guineja Ekuatoriale dhe Sudani janë pa pikë.
Burkina Faso më herët gjatë ditës e mposhti Guinenë Ekuatoriale, 2:1.
Në minutën e 50-të, Guineja Ekuatoriale mbeti pa Basilio Ndongun, që u ndëshkua me të kuq direkt.
Edhe pa një lojtar më pak në fushë, Guineja Ekuatoriale shënoi e para me mbrojtësin Marvin Anieboh.
Por, Burkina Faso e shënoi fitoren dramatike me golat e minutave shtesë.
Georgi Minoungou realizoi për 1:1 në minutën e 95-të, kurse në minutën e tetë të shtesës realizoi edhe Edmond Tapsoba, për rezultatin përfundimtar.