Përfaqësuesja U19 e Kosovës e drejtuar nga selektori Adil Maliqi, ka shënuar fitore të madhe në kuadër të Grupit 1 të “Elite Round”.
Kosova U19 të mërkurën në Gornja Radgonha të Sllovenisë, fitoi 1:0 ndaj Austrisë së kësaj grupmoshe me rezultatin 1:0.
Portieri i Kosovës, Erion Avdija, në pjesën e parë e priti penalltinë e minutës së 23-të të Furkan Dursunit. Në total, Austria pati tetë tentime për të shënuar gol, kurse Kosova i pati dy mundësi shënimi në pjesën e parë. Megjithatë, që në nisje të pjesës së dytë, “Dardanët” arritën t’i gëzohen golit që në fund doli i pikëve të plota.
Sulmuesi i Llapit, Elvir Gashijani, depërtoi me shpejtësi në zonë dhe gjuajti në drejtim të portës. Portieri kundërshtar e priti tentimin e tij, ndërsa gabimisht në portën e vet shënoi qendërmbrojtësi Maximilian Schoeller.
Austria U19 deri në fund të ndeshjes e kërkoi golin e barazimit, por në formë ishte edhe mbrojtja dhe portieri Avdija që nuk lejuan të mposhten.
Edhe
Kosova U-19 mposht Shqipërinë, gjatë ndeshjes ndodh ajo që shihet rrallë në futboll
Kosova në grup e ka edhe Spanjën dhe Slloveninë nikoqire. Spanja e Sllovenia të mërkurën barazuan 1:1. Kosova U19 pas ndeshjes së parë është lidere.
Fituesit e shtatë grupeve avancojnë në turneun final të Evropianit në Irlandën e Veriut që organizohet nga 15 deri më 28 korrik. Ndeshjen e radhës, Kosova e luan kundër Spanjës më 23 mars. Duelin e fundit e luan kundër Sllovenisë më 26 mars.
Kosova U19 në epërsi ndaj Austrisë
Futbollistët e Kosovës U19 kanë kaluar në epërsi në ndeshjen kundër Austrisë. Jakob Maximilian Scholler shënoi autogol në minutën e 49-të.
50' | GOAL GOAL GOAL!
— Kosovo Football ?? (@FootballKosovo) March 20, 2024
Kosovo takes the lead, Gashijani forcing Schöller into scoring an own goal.
?? [1]-0 ??#KOSAUT | #U19 pic.twitter.com/IQDPw71Qqu
Ndeshja Ndeshja është duke u zhvilluar në Gornja Radgonha të Sllovenisë, ndërsa i takon Grupit 1 të “Elite Round”.
Edhe
Kosova kthehet te fitorja, mposht bindshëm Andorrën
Kosova U19 barazon pas pjesës së parë me Austrinë
Grupmosha U19 e Kosovës në futboll është duke barazuar pa gola pas 45 minutave të para me Austrinë e kësaj grupmoshe.
Ndeshja është duke u zhvilluar në Gornja Radgonha të Sllovenisë, ndërsa i takon Grupit 1 të “Elite Round”.
Fituesit e shtatë grupeve avancojnë në turneun final të Evropianit në Irlandën e Veriut që organizohet në korrik.
Kosova në grup e ka edhe Spanjën dhe Slloveninë nikoqire.
Edhe
Kosova mposhtet, por plejofi për Botëror mbetet shumë afër
Portieri i Kosovës, Erion Avdija, në pjesën e parë e priti penalltinë e minutës së 23-të.
Në total, Austria pati tetë tentime për të shënuar gol, kurse Kosova i pati dy mundësi shënimi.