Skuadrat shqiptare të Maqedonisë së Veriut të mërkurën zhvilluan ndeshjet e xhiros së 16-të.
Kampionia në fuqi e elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut, Struga, mposhti në udhëtim Vardarin, me rezultatin 3:1.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVangjel Zguro nga penalltia në minutën e gjashtë, Hadis Tairi dy minuta më vonë dhe Bassirou Compaore në minutën e 62-të, i shënuan golat e fitores për struganët.
Shkëndija fitoi 2:0 në shtëpi kundër Rabotniqkit.
Skuadra tetovare triumfoi falë golave të Adenis Shalës në minutën e 59-të dhe të Eraldo Cinarit në minutën e dytë të kohës shtesë.
Gostivari dhe Shkupi u ndanë baras, pa gola, kurse Voska Sport u mposht në shtëpi ndaj Tikveshit.
Shkupi dhe Shkëndija prijnë në tabelë me nga 32 pikë, dy më shumë se Struga e vendit të tretë.
Gostivari është i shtati me 20 pikë, ndërsa Voska Sport ka 16 pikë në vendin e 11-të.