Fiorentina ka caktuar një takim për të diskutuar rinovimin e kontratës për Giovanni Simeonen.
Sulmuesi i talentuar është lidhur me një kalim te Atletico Madridi, ku do të bashkohej me babanë e tij Diego Simeone që drejton këtë ekip, transmeton Koha.net.
Giovanni Simeone shënoi një gol e bëri një asistim ndaj Chievos në ndeshjen e parë në Serie A, përderisa babai i tij e kishte vëzhguar nga tribuna.
Tuttosport sot raporton se Viola kishte refuzuar oferta nga Spanja dhe Anglia në këtë afat kalimtar, me Tottenhamin një nga klubet e interesuara.
Kontrata e tij aktuale i skadon më 2022, por klubi nga Toskana dëshiron t’i vazhdojë kontratën dhe t’i ngrit edhe pagën.
Artikuj të ngjashëm