Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fiorentina favorite për Cabralin

Arthur Cabral

Skuadra e Fiorentinës ka fituar garën për shërbimet e sulmuesit të Baselit, Arthur Cabral.

Bëhet e ditur se ekipi italian parimisht ka arritur marrëveshje me Baselin për transferimin e Cabralit gjatë këtij muaji. Për kartonin e brazilianit, Fiorentina do të paguajë 15 milionë euro dëmshpërblim ndërsa 23-vjeçare me ekipin nga Serie A do të firmos kontratë afatgjate.

Cabral te Fiorentina do ta zëvendësojë serbin Dushan Vllahoviq, i cili do t’i bashkohet Juventusit për 75 milionë euro. Cabral ka shkëlqyer këtë sezon te Baseli duke shënuar 27 gola dhe asistuar tetë herë në 31 paraqitje në të gjitha garat për ekipin zviceran. Ai te Baseli u transferua në vitin 2019 nga Palmeirasi dhe ka kontratë deri në vitin e ardhshëm.