Fiorentina e ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit brazilian nga FC Baseli, Arthur Cabral. 23-vjeçari ka nënshkruar kontratë me “Violan” për ta zëvendësuar Dushan Vllahoviqin, i cili u transferua te Juventusi për 80 milionë euro të premten.
Fiorentina e bëri publike transferimin e Cabralit në rrjetet sociale, ndërsa debutimin pritet ta bëj më 5 shkurt kundër Lazios në Serie A. Kjo marrëveshje pritet t’i kushtojë Fiorentinës rreth 16 milionë euro në total.
Skuadra italiane do t’i paguajë brazilianit pagë vjetore prej 1.7 milionë euro. Cabrali 23-vjeçar ka qenë në formë të shkëlqyer.
Te Baseli në 31 paraqitje në të gjitha garat luajti 2540 minuta dhe shënoi 27 gola e dhuroi tetë asistime.
Artikuj të ngjashëm