Barcelona i është vënë pas sulmuesit të Baselit, Arthur Cabral, të cilin e sheh si zëvendësues të Sergio Agueros, shkruan të premten “Mundo Deportivo”.
23-vjeçari ka shënuar 23 gola në 24 paraqitje këtë edicion dhe mund të jetë i lehtë për t’u transferuar.
Barça pritet të paguajë vetëm 8 milionë euro për sulmuesin e skuadrës zvicerane.
“Blaugrana” dëshiron sulmues tjetër në radhët e veta për shkak se Aguero pritet të mungojë për një kohë të gjatë shkaku i problemeve me zemër.