Barcelona është në kërkim të një sulmuesi. Sipas “Mundo Deportivo” drejtuesit e klubit spanjoll kanë shprehur interesim për sulmuesin e Baselit, Arthur Cabral.
Arthur po shihet zëvendësues ideal i Sergio Agueros.
Sulmuesi 23-vjeçar ka shkëlqyer këtë edicion në kampionatin zviceran ku në 24 ndeshje ka shënuar 23 gola dhe ka bërë tetë asistime.
Barcelona është e gatshme të ofroj mbi 10 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e brazilianit.
Arthur ka kontratë me Baselin deri në vitin 2023.
Artikuj të ngjashëm