Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Finalja e të rinjve në “Australian Open”, gati sa nuk u kthye në tragjedi

Finalja e konkurrencës së meshkujve te të rinjtë në turneun “Australian Open” pati fund dramatik.

16-vjeçari nga Republika e Çekisë, bartësi i katërt i garës, Jakub Menshik, kolapsoi pas përfundimit të ndeshjes.

Menshik u mposht nga amerikani 17-vjeçar, Bruno Kuzuhara, me rezultatin 2:1 në sete, 7:6, 5:7 dhe 7:5.

Por, ky meç për dy të rinjtë kësaj moshe zgjati shumë. Të dy tenistët premtues luajtën për 3 orë e 43 minuta.

Pas pikës finale që vendosi fituesin e turneut, Menshik nuk e pati më forcën të ngrihej në këmbë.

Iu desh edhe ndihma e një karroce për ta dërguar në ambientet e brendshme të arenës ku u zhvillua finalja. Madje nuk mori pjesë fare në ceremoninë e ndarjes së shpërblimeve.

Edhe Alcarazi fiton ndaj Zverevit në gjysmëfinalen dramatike Sporte të tjera Alcarazi fiton ndaj Zverevit në gjysmëfinalen dramatike

Për Bruno Kuzuharan ishte titulli i dytë në “Australian Open” sivjet. Doli fitues edhe në garën në dyshe.