Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

FIFPRO: Tjetër Botëror në dimër, i papranueshëm

Mbajtja e një tjetër Botërori në dimër është i papranueshëm nëse nuk bëhen ndryshime të mëdha, ka thënë të enjten shoqata botërore e lojtarëve "Fifpro.

Kjo shoqatë ka publikuar një raport se si Kupa e Botës në Katar, e mbajtur në nëntor dhe dhjetor, ka ndikuar te lojtarët.

Koha e pushimit pas turneut në Katar u shkurtua nga 37 ditë në tetë ditë, për të mos e prishur kalendarin e ndeshjeve në Evropë.

Kupa e Botës në dimër “nuk mund të jetë opsion i shëndetshëm për askënd”, ka thënë sekretari i përgjithshëm i Fifpros, Jonas Baer-Hoffman.

Kupa e Botës 2030 mund të organizohet sërish në dhjetor, me Arabinë Saudite që shihet si organizues potencial.

Edhe Kupa e Botës në Katar me orar tejet të ngjeshur Sport Kupa e Botës në Katar me orar tejet të ngjeshur

Turneun në dimër mund ta organizojnë edhe Portugalia dhe Spanja.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka thënë pas përfundimit të Botërorit në Katar, se orari i ndeshjeve në dimër ka prodhuar ballafaqime më të mira.