Ndeshja 90-minutëshe e futbollit po kthehet në 100 e më shumë minuta në Kupën e Botës. Kështu ka urdhëruar FIFA, që dëshiron t'u japë tifozëve më shumë argëtim.
14 minutat e shtuar në fund të humbjes tronditëse 2:1 të Argjentinës ndaj Arabisë Saudite të martën nënkuptonin pesë periudhat më të gjata të kohës shtesë për një pjesë të luajtur në të gjitha ndeshjet e Kupës së Botës “Katari 2022”. Anglia dhe Irani shkuan në minutën e 15-të të kohës shtesë në pjesën e parë të hënën dhe arbitri shtoi gati 14 minuta në pjesën e dytë. Një dëmtim në kokë për portierin e Iranit ishte arsye për shtesën e parë, por shtesa e dytë i habiti të gjithë. Edhe më befasuese ishin ndeshjet Holandë - Senegal dhe SHBA - Uells, duke hyrë secila në minutën e 11-të të kohës së shtuar në fund.
Ndeshja e amerikanëve, e cila filloi në orën 22:00 të hënën me orën lokale në Doha, kaloi në të martën kur u dëgjua bilbili i fundit i arbitrit. Modeli u zbatua të martën kur ndeshja Argjentinë – Arabi Saudite shkoi në shtatë minuta të shtuar në pjesën e parë dhe dy herë më shumë në pjesën e dytë, kur një mbrojtës saudit u lëndua dhe u largua nga fusha me barelë.
“Qëllimi është të ofrojmë më shumë shfaqje për ata që shohin Kupën e Botës”, tha kryetari i Komitetit të Arbitrave të FIFA-s, Pierluigi Collina.
Collina këmbënguli se direktiva për gjyqtarët “ nuk është diçka e re”. Zyrtarët e FIFA-s kanë qenë prej kohësh të shqetësuar për zvogëlimin e kohës efektive të lojës në rregulloren për 90 minuta.
Në vitin 2017, një periudhë 60-minutëshe, me fillim e ndalesë, si në basketboll, u sugjerua nga Marco van Basten, kur i madhi i Holandës ishte drejtor teknik i FIFA-s. Pesë vjet më parë edhe Van Basteni vuri në dukje me hidhërim se ishte bërë rutinë që gjyqtarët të shtonin një minutë në pjesën e parë dhe tre në të dytën, pavarësisht se çfarë ndodhte në të vërtetë në fushë. Në Kupën e Botës 2014 në Brazil, topi ishte zakonisht në lojë për rreth 60 minuta. Kjo shifër ishte midis 52 dhe 58 minutave në turneun 2018 në Rusi, sipas një analize statistikore.
“Ajo që duam të shmangim është të kemi një ndeshje që zgjat 42, 43, 44, 45 minuta lojë aktive. Kjo nuk është e pranueshme”, tha Collina.
Sistemi VAR që u përdor për herë të parë në Kupën e Botës katër vjet më parë ka shkaktuar disa nga vonesat moderne, me ndalesa që shpesh zgjasin rreth dy minuta për të kontrolluar incidentet që ndryshojnë lojën. Festimet e golave që tani vazhdojnë edhe më shumë kanë testuar gjithashtu durimin e FIFA-s.
“Festimet mund të zgjasin një minutë apo një minutë e gjysmë," tha Collina për udhëzimet e FIFA-s për zyrtarët e ndeshjeve në Katar. “Është e lehtë të humbësh tre, katër, pesë minuta vetëm për festimin e golave dhe kjo duhet të merret parasysh dhe të kompensohet në fund”.
Pesë gola të pjesës së dytë në fitoren 6:2 të Anglisë ndaj Iranit tregojnë këtë, plus që pati një rishikim të sistemit VAR për t'i dhënë Iranit një penallti në fund të dhjetë minutave shtesë që u treguan fillimisht. Kjo e ndihmoi Anglinë të bënte 730 pasime – ekipi i dytë me më së shumti në çdo ndeshje të Kupës së Botës që nuk përfshinte kohën shtesë. Megjithatë, pati vetëm një gol në pjesën e dytë në barazimin 1:1 midis SHBA-së dhe Uellsit.
Ndërsa fansat po mësohen me normën e re të ndeshjeve më të gjata, zgjidhja aktuale është pa dyshim më e mirë se ato të propozuara pesë vjet më parë.