Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ndeshjet në Katar mund të zgjasin deri në 100 minuta

Ndeshjet e Kupës së Botës mund të zgjasin deri në 100 minuta, me kërkesë të FIFA-s. Deri te zgjatja e ndeshjeve mund të vijë nëse lojtarët mundohen ta marrin kohën në mënyra të ndryshme.

Përgjegjësit e FIFA-s kanë kërkuar nga zyrtarët e ndeshjeve që përgjatë turneut në Katar humbja e kohës të kompensohet në fund të dyja pjesëve.

Gjyqtarët Danny Makkeile dhe Chris Beath kanë konfirmuar se ata dhe gjyqtarët e tjerë do të japin kohë shtesë në mënyrë korrekte, që ta ndalin zvarritjen e lojës.

Gjyqtarët do të përcjellin me përpikëri kohën e humbur gjatë zëvendësimeve, golave të shënuar dhe ndërprerjeve, e më pas do ta kompensojnë në fund të pjesëve.