Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

FIFA shtyn Kupën e Botës për grupmoshat U20 dhe U17

Foto: Reuters

Kupa e Botës U20 dhe Kupa e Botës U17 të caktuara për t’u luajtur në Indonezi e në Peru si nikoqir të garës, janë shtyrë për në vitin 2023 për shkak të pandemisë Covid-19, ka njoftuar FIFA të enjten.

“Pandemia Covid-19 vazhdon të jetë sfiduese për organizimin e ngjarjeve sportive ndërkombëtare dhe të ketë efekte kufizuese në udhëtimet ndërkombëtare”, ka thënë FIFA nëpërmjet një komunikate.

“FIFA dëshiron të shprehë mirënjohjen për shoqatat anëtare e nikoqire të garave, si dhe për autoritetet në Indonezi dhe Peru, për angazhimin e tyre dhe përgatitjet e bëra për gara deri tani”, shkruhet ndër të tjerash në komunikatën e FIFA-s.

Artikuj të ngjashëm