Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kupa e Botës 2030 mbahet në tri kontinente

Kupa e Botës 2030 do të mbahet në gjashtë shtete dhe në tri kontinente, ka konfirmuar FIFA të mërkurën.

Spanja, Portugalia dhe Maroku do të jenë nikoqire, ndërsa tri ndeshjet hapëse do të zhvillohen në Uruguai, Argjentinë dhe Paraguai.

Këto takime në Amerikën e Jugut po ashtu do të shënojnë edhe 100 vjetorin e turneut inaugurues të Botërorit që ishte mbajtur në Motevideo.

Vendimi pritet të miratohet në kongresin e FIFA-s vitin tjetër.