Futboll

FIFA konfirmon organizatorët e botërorëve 2030 dhe 2034

Zyrtare, Arabia Saudite organizon Kupën e Botës 2034

FIFA ka konfirmuar organizatorët e Kupës së Botës  në futboll për 2030 dhe 2034. 

Në Kongresin e jashtëzakonshëm të mbajtur të mërkurën në Katar, si organizatorë të botërorëve 2030 dhe 2034 janë zgjedhur tri kontinente e gjashtë shtete. 

Maroku, Spanja dhe Portugalia do të jenë nikoqire të ngjarjes globale pas gjashtë vjetësh, ndërsa më pas radha do të jetë për Arabinë Saudite, më 2034. 

Gara për organizmin e Kupës së Botës ishte hapur në tetorin e vitit të kaluar, ndërsa vendimi u mor të mërkurën në Kongresin e jashtëzakonshëm, edhe pse është vlerësuar vetëm formalitet.

Nikoqirët e turneve botërore janë zgjedhur me aklamacion dhe nuk është kërkuar votë zyrtare, pasi 211 anëtaret e FIFA-s, votat i kishin përfunduar para Kongresit. 

Arabia Saudite do të jetë shteti i dytë nga Lindja e Mesme që organizon turneun në vitin 2034, 12 vjet pasi fqinji, Katari, e organizoi këtë ngjarje në vitin 2022.