Argjentina do të luajë në ditën e parë të Kupës së Botës U20 të shtunën, vetëm një muaj pasi e zëvendësoi Indonezinë si nikoqire dhe pjesëmarrëse.
Pritet të jetë garë e fortë, pasi 24 skuadra do të luftojnë për trofeun e çmuar.
Katër qytete në Argjentinë do të jenë nikoqire të yjeve të rinj të futbollit, në shtetin që ende po e feston trofeun e fituar në Kupën e Botës 2022 në Katar.
Protestat e në Indonezi me shumicë myslimane kundër pritjes së Përfaqësueses së Izraelit, kanë shtyrë FIFA-n që ta ndryshojë lokacionin e turneut.
Indonezia nuk ka marrëdhënie zyrtare diplomatike me Izraelin.
Edhe
Argjentina me rikthim mahnitës për finalen e dytë rresht
Fituesja në fuqi e trofeut të Botërorit U20, Ukraina, nuk do të marrë pjesë.
Kështu, Anglia, Brazili dhe Senegali, janë favorit për të triumfuar.
Argjentina, që mban rekordin me gjashtë trofe të fituar, dështoi të kualifikohej, por FIFA vendosi që t’ia garantonte një vend si nikoqire e turneut.
Javier Mascherano është përzgjedhës i Argjentinës U20, dhe synon që ta përsëritë suksesin e arritur në vitin 2001.
Anglia, fituese e trofeut në vitin 2017, do të sjellë lojtarët që fituan Evropianin U19 në vitin 2022, përfshirë edhe mesfushorin e Chelseat, Carney Chukwuemeka. Rivali kryesor i Anglisë U20 në Grupin E do të jetë Uruguai U20, që ishte finaliste e Kampionatit të Amerikës së Jugut më herët gjatë këtij viti.
Por shumë lojtarë të rinj e me emër, nuk janë lejuar të marrin pjesë në këtë turne.
Kështu ka ndodhur edhe me sulmuesin Alvaro Rodriguez, që nuk është lejuar nga Real Madridi t’i bashkohet Uruguait.
Pesë herë fituesi, Brazili, nuk e ka sulmuesin Vitor Roque të Athletico Paranaenses, dhe 16-vjeçarin Endrick, që tashmë ka nënshkruar kontratë me Real Madridin.
Edhe
Angli – Argjentinë, spektakli i garantuar
Ramon Menezes, përzgjedhës i Brazilit U20, rival në Grupin D, do t’i ketë Italinë dhe Nigerinë.
Argjentina në Grupin A, do ta nis kampanjën kundër kampionit aziatik, Uzbekistanit, në stadiumin “Santiago del Estero”.
Nikoqirja do të jetë pa Alejandro Garnachon e Manchester Unitedit dhe Nicolas Paz të Real Madridit.
Senegali që pati kampanjë të përkryer kualifikuese në Afrikë, do të jetë në Grupin C me Kolumbinë dhe Japoninë.
Samba Diallo vlerësohet si një prej lojtarëve më të mirë në këtë turne.
Edhe ekuadoriani Kendry Paez, 16-vjeçar, që luan për Independiente del Valle, është shumë i talentuar. Ai pritet t’i bashkohet Chelseat në vitin 2025.
Dy ekipet më të mira të secilit prej gjashtë grupeve dhe katër më të mirat e vendeve të treta, do të kualifikohen në fazën e 16-të skuadrave më të mira.
Edhe
Qëndrueshmëria e Anglisë do të testohet seriozisht në gjysmëfinale
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kundërshtarë të vështirë në Grupin B. SHBA-ja luan kundër Ekuadorit të shtunën, e më pas kundër Sllovakisë më 26 maj.
Ekipet nga Evropa i kanë fituar katër edicionet e fundit të Kupës së Botës U20, që ka mbajtur 23 edicione deri tani.