Futbollisti kosovar Liridon Krasniqi është lajm i mirë për përzgjedhësin e Malajzisë, Tan Cheng Hoe, pasi FIFA ka aprovuar statusin e tij si lojtar i natyralizuar i Malajzisë.
Kështu ka shkruar faqja zyrtare e Federatës së Futbollit të Azisë. Sipas “aseanfootball.org”, FIFA ka aprovuar aplikimin e Krasniqit për t’u bërë lojtar i Malajzisë, pasi ai ka plotësuar kushtin duke qenë pesë vjet rezident në këtë vend. Ky kusht është plotësuar më 25 mars.
Krasniqi është bërë lojtari i dytë i natyralizuar i Malajzisë, pas Mohamadou Sumareh, që është nga Gambia.
Krasniqi tani luan për Johor Darul Ta’zim, pasi ka luajtur për Kedahin nga viti 2015 deri në vitin 2018 dhe vitin e kaluar për Melaka United.
“Krasniqi ka kualitet, por nuk e kam parë duke luajtur për kohë të gjatë. Fizikisht, teknikisht dhe taktikisht, Krasniqi është i veçantë”, ka thënë përzgjedhësi i Malajzisë, Tan Cheng Hoe.
Edhe
Krasniqi rrit numrin e kosovarëve me tri përfaqësuese
“Krasniqi është po ashtu i fortë dhe ka vetëbesim. Ky është faktor shtesë për të”, ka shtuar ai, raporton Koha.net.
Krasniqi (28) më parë ka luajtur për Kosovën.