Liridon Krasniqi ka debutuar në një ndeshje zyrtare për Malajzinë. Futbollisti kosovar luajti tërë ndeshjen të enjten, ndërsa Malajzia pësoi 4:0 në Dubai nga Emiratet e Bashkuara Arabe, në ndeshjen eliminatore për Botërorin e futbollit.
Krasniqi ka vite që luan në Malajzi, ku ka bërë emër.
Ai kishte luajtur tri ndeshje miqësore me Kosovën nga viti 2014 deri në vitin 2015, ndërsa luajti edhe ndeshje me U-21 e Shqipërisë. Është aktualisht duke luajtur në A-League të Australisë për Newcastle Jetsin.
Malajzia zë vendin e katërt në Grupin G të eliminatoreve të zonës së Azisë me nëntë pikë.