Ish-futbollisti i Kosovës, Liridon Krasniqi, është ndarë i zhgënjyer me rezultatet që ka arritur me Malajzinë në kualifikimet për Botërorin “Katari 2022”, të zonës së Azisë.
Malajzia nuk ia doli të kualifikohet, duke përfunduar në vendin e tretë në grup.
Por, Krasniqi se beson në grupin e lojtarëve për të ardhmen.
“Për të gjithë Malajzinë. Faleminderit për mundësinë për të përfaqësuar këtë vend të bukur. Ka qenë një ëndërr e gjatë e imja që kur kam ardhur këtu dhe jam shumë mirënjohës që jam në gjendje të shkel në fushë me shokët e ekipit tim. Fatkeqësisht rezultatet nuk erdhën, por besoj në këtë grup lojtarësh dhe menaxhimi për të na sjellë larg. Nuk mund të pres të shoh se çfarë mban e ardhmja. Deri herën tjetër, faleminderit për mbështetjen, dashurinë dhe urrejtjen për të më bërë më të fortë”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.
Krasniqi ka zhvilluar katër ndeshje me Malajzinë, prej tyre tri takime kualifikuese.