Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Krasniqi pritet të luajë për Malajzinë

Ish-mesfushori i Kosovës, Liridon Krasniqi pritet të luajë për përfaqësuesen e Malajzisë në të ardhmen e afërt. Kjo është bërë e ditur të mërkurën nga media të këtij vendi aziatik.

Në të vërtetë, Malajzia synon të natyralizojë dy lojtarë, ndërsa njëri prej tyre është Krasniqi, që ka vite që luan në këtë vend. Federata e Futbollit e Malajzisë po punon për të forcuar përfaqësuesen për kualifikimet e Botërorit të vitit 2022 dhe Kupën e Azisë të vitit 2023.

Në federatë vlerësojnë se përfaqësuesja ka telashe në sulm dhe për këtë do të natyralizojnë dy lojtarë ofensivë, raporton “Koha Ditore”. Liridon Krasniqi dhe braziliani Guilherme de Paula luajnë në Malajzi prej vitit 2015 dhe së shpejti do të fitojnë të drejtën e paraqitjes për këtë shtet e po ashtu të marrin pasaportën e Malajzisë.

Krasniqi në Malajzi vlerësohet prej lojtarëve të njohur. Ai ishte ftuar nga Kosova në vitin 2014, por jo më pas. Futbollin e ka mësuar në vende evropiane.

Artikuj të ngjashëm