Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

FFK sqaron se cilat ekipe kosovare kualifikohen për garat evropiane

Federata e Futbollit e Kosovës, përmes një njoftimi dërguar mediave, ka sqaruar çështjen e klubeve kosovare pjesëmarrëse në garat evropiane.

FFK thotë se “pas disa shkrimeve në portale dhe gazeta rreth pjesëmarrjes dhe shpërblimeve të klubeve të Kosovës që do të marrin pjesë në garat evropiane, për të larguar çdo dilemë dhe keqkuptim, sqarojmë opinionin si vijon”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Kampioni i Kosovës në Vala Superligën e Kosovës, fiton të drejtën e garave në Ligën e kampionëve, natyrisht i licencuar dhe merr shpërblimin e paraparë nga UEFA”.

“Në garën e Evropa Ligës merr pjesë skuadra fituese e Kupës së Kosovës, nëse është e licencuar, në të kundërtën në Evropa Ligë merr pjesë nënkampioni (skuadra e renditur në vendin e dytë në Vala Superligë) e licencuar dhe merr shpërblimin e paraparë nga UEFA”, thotë FFK-ja në këtë komunikatë.

Pjesëmarrjen në Champions Ligë deri më tani e ka siguruar skuadra nga Mitrovica, KF Trepça 89, e cila e ka fituar titullin e Superligës, ndërsa për pjesëmarrësin në garën e Evropa Ligës do të vendoset nesër kur do të luhet ndeshja finale mes Llapit dhe Besës me fillim nga ora 16:30 në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë.

Po nesër do të zhvillohet edhe ndeshja në konkurrencën e femrave Hajvalia – Kosova e Prishtinës në ora 13:00 në po të njëjtin stadium.