Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), të mërkurën ka ndarë shpërblimet e UEFA-së për dy ekipet përfaqësuese të Kosovës në garat evropiane për sezonin 2017/18.
Kampionia e Kosovës, Trepça ’89 ishte pjesë e kualifikimeve për Ligën e Kampionëve, derisa FC Prishtina përfaqësojë vendin në Europa League.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEkipi mitrovicas është shpërblyer me gjithsej 480 mijë euro nga UEFA. 260 mijë euro si fitues i titullit të kampionit të Kosovës, dhe 220 mijë të tjera për shkak të pjesëmarrjes në kualifikimit e raundit te parë preliminar në Ligën e Kampionëve, ku u eliminua nga ekipi i Vikingur.
Ndërsa skuadra kryeqytetase është shpërblyer me 215 mijë euro, pasi u kualifikua në raundin e parë preliminar të kualifikimeve për Europa League, ku u eliminua nga ekipi suedez i Norrkoping.
Sekretari i FFK-së, Eroll Salihu ka shpjeguar edhe rrjedhën e ndarjes së këtyre shpërblimeve.
“Fituesi i Ligës 260 mijë euro, plus 220 mijë euro. Trepça '89 480 mijë euro, kurse Prishtina i fiton 215 mijë. Nëse Trepça '89 do ta kalonte turin e parë do t'i fitonte edhe 320 mijë, kurse Prishtina 220 mijë. Fituesi i Kupës në Ligën e Evropës, kurse fituesi i Superligës në paraeliminatore të Ligës së Kampionëve. Por, shpërblimi do të jetë i njëjtë”, ka thënë Eroll Salihu.