Plot 220 mijë euro i ishin ndarë Ferronikelit si shpërblim nga UEFA për titullin e kampionit që e kishte fituar edicionin e kaluar (2015\16). Prishtinës për Kupën e fituar i kishin takuar 215 mijë euro, shkruan sot Koha Ditore.
Të dy klubet kanë pasur edhe burime të tjera financiare për edicionin që u mbyll të dielën, atë 2016\17. Por humbën garën për titull nga Trepça '89, klub që nga UEFA nuk mori ndonjë shpërblim, pasi nuk fitoi asgjë vjet dhe që gjithsej ka shpenzuar më pak se që Ferronikeli apo Prishtina morën nga Konfederata Evropiane e Futbollit.
Kryetari i klubit Trepça '89, Abedin Zeka, ka thënë të hënën se ndoshta i janë afruar shifrës së 200 mijë eurove. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore.
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.