Kampionia e Kosovës në futboll, Trepça '89 dhe nënkampionia, Prishtina, dështuan të kalojnë në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve, përkatësisht Ligës së Evropës, shkruan sot Koha Ditore.
Të dyja klubet u eliminuan me rezultate të thella. Trepça '89 nga Vikinguri i Ishujve Faroe me rezultat të përgjithshëm 6:2, kurse Prishtina nga Norrkopingu i Suedisë me rezultat të përgjithshëm 6:0.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor, nga dalja në Evropë nuk u kthyen thatë. Fituan disa mijëra euro si shpërblim nga UEFA për sadopak përvojë, që nuk e kishin fare deri më tash. Ky ishte sezon debutues i skuadrave kosovare në gara ndërkombëtare.
Me gjithë humbjet e dyfishta të skuadrave, brenda dhe jashtë, zyrtarët dhe trajnerët e tyre insistojnë se në Kosovë ka nivel të kënaqshëm të lojtarëve. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.