Kampionia në fuqi e Kosovës në futboll, Trepça '89 dhe nënkampionia Prishtina nuk patën më shumë se nga dy ndeshje në kualifikime për Ligën e Kampionëve, përkatësisht Ligën e Evropës, shkruan sot Koha Ditore.
Të dy klubet u eliminuan në raundin e parë të kualifikimeve. Eliminimi i hershëm nga garat evropiane u vlerësua se erdhi edhe si mungesë e përvojës ndërkombëtare. Janë ndeshje si ato me Vikingurin e Ishujve Faroe dhe Norrkoepingun e Suedisë që sjellin përvojën e vërtetë ndërkombëtare për skuadrat kosovare.
Por përvojë ndërkombëtare klubet e vendit po fitojnë edhe falë përgatitjeve që po i zhvillojnë në shtete tjera, kryesisht në Turqi.
Numri i ndeshjeve me ekipe të huaja në fazë përgatitore është dukshëm më i madh se numri i ndeshjeve zyrtare dhe kjo gjendje pritet të jetë edhe për disa edicione. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
-
Klubet i fituan ato që kishin nevojë - përvojë dhe para
-
UEFA e ka vlerësuar kampionatin e Kosovës si një ndër katër më të dobëtit në Evropë
-
Prishtina pajtohet shpejt me realitetin
-
Futbolli ka pak për të mësuar nga përvoja ndërkombëtare e sporteve të tjera
-
Trajneri i Prishtinës: Suksesi në Evropë real, aktualisht nuk mund të shkojmë më larg