Humbja 2:1 e Trepçës '89 nga Vikinguri ka dhënë shpresë, por disfata e thellë e Prishtinës nga Norrkoepingu ka dëshmuar se futbolli i Kosovës ka mbetur shumë larg nivelit të vërtetë evropian, e madje edhe atij nënmesatar.
Trepça '89 e Prishtina janë skuadrat e para kosovare që paraqiten në kualifikime për kupa evropiane dhe kështu i japin fund izolimit të futbollit të Kosovës që zgjati afro tri dekada, shkruan sot Koha Ditore.
Në të nëntëdhjetat synim ishte vetëm mbijetesa e futbollit nën okupim e më pas prej vitit 1999, futbolli u zhvillua në izolim, pa qasje në garat ndërkombëtare dhe tregun ndërkombëtar.
Pasojë e kësaj vlerësohet edhe humbja 5:0 e Prishtinës nga Norrkoepingu i Suedisë, të enjten mbrëma në Suedi, në ndeshjen e parë të raundit të parë eliminator të Ligës së Evropës. Prishtina është nënkampione dhe vlerësohet skuadra më e madhe në vend apo të paktën me të kaluarën më të pasur. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Skuadrat luajnë në përgatitje ndeshjet e munguara evropiane
-
UEFA e ka vlerësuar kampionatin e Kosovës si një ndër katër më të dobëtit në Evropë
-
Klubet i fituan ato që kishin nevojë - përvojë dhe para
-
Futbolli ka pak për të mësuar nga përvoja ndërkombëtare e sporteve të tjera
-
Feronikeli mund të shërbehet me përvojën e Trepçës '89