Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

FFK-ja thotë se ka marrë vërejtje nga UEFA për fushën e dëmtuar në “Fadil Vokrri”

Foto: Koha

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka thënë se kanë marrë vërejtje nga ana e UEFA për shkak të gjendjes jo të mirë të fushës në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ai ka thënë për televizionin publik se janë duke punuar t’i riparojnë pjesët e dëmtuara, në mënyrë që stadiumi të jetë gati për ndeshjet me Danimarkën dhe Bullgarinë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo