Sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu e ka mbështetur vendimin e marrë nga qeveria e Kosovës për të zhvilluar aktivitetet sportive pa praninë e shikuesëve.
“Kur bëhet fjalë për vendime shtetërore, nuk kemi çfarë të bëjmë. Ne duhet t’i mbështesim. Mendoj se nuk është ndonjë problem i madh. Është mirë që nuk është ndërprerë krejt aktiviteti. Është fat që nuk kemi situatë më të rëndë”, ka thënë Salihu për “Kohën Ditore”.
Lexoni edhe:
Miratohet propozimi për ndërprerje të procesit mësimor deri më 27 mars
Salihu edhe më herët ka insistuar se nuk duhet neglizhuar çështja e koronavirusit. Kampionati i Kosovës në futboll do të zhvillohet pa shikues nga xhiroja e radhës.
-
KOK-u mbështet vendimin e Qeverisë për ngjarje sportive pa publik
-
Salihu: Koronavirusi ka prekur gjithë botën, nuk duhet të neglizhohet edhe nga ne
-
Heshtje e suspendim pas akuzave të rënda të Eroll Salihut
-
Aktivitetet sportive vazhdojnë, por pa shikues
-
Salihu për mediat në Kazakistan: Ishte thjesht një ndeshje futbolli, jo një luftë