Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka mbështetur vendimin e Qeverisë së Kosovës që të gjitha aktivitetet sportive të zhvillohen pa publik.
Qeveria e Kosovës të mërkuren ka marrë masat preventive kundër koronavirusit.
Ndër të tjera u mor vendimi që të gjitha aktivitetet sportive të zhvillohen pa praninë e publikut deri te një vendim i ardhshëm.
Lexoni edhe: Miratohet propozimi për ndërprerje të procesit mësimor deri më 27 mars
“Komiteti Olimpik i Kosovës mbështet vendimin e Qeverisë, duke e konsideruar se shëndeti i qytetarëve të Kosovës, me theks të veçantë i sportistëve, është primar. KOK rekomandon të gjitha federatat sportive, klubet dhe sportistët t’i zbatojnë vendimet e marra”, është thënë në komunikatë të KOK-ut.