Kampion për të tetin vit radhazi. Baselit i mjaftoi fitorja 2-1 në fushën e Lucernës për të fituar matematikisht titullin gjashtë javë përpara mbylljes së Superligës zvicerane.
20 tituj në total për Baselin, ndërsa feston edhe mesfushori kuqezi Taulant Xhaka, që ka meritën e tij në vendosjen e yllit të dytë mbi stemën e skuadrës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEdhe pse është vetëm 26-vjeçar, Taulant Xhaka festoi titullin e pestë me Baselin. Titullar absolut dhe luftëtar në fushë, në një skuadër pa rivalë në elitën e futbollit zviceran, transmeton Supersport.
“Ishte e vështirë, por jam i lumtur që fituam sërish dhe ketë vit. Çdo herë është gjithmonë e bukur”, ka thënë ai.
Pas festimeve në fushë me tifozët dhe në dhomat e zhveshjes, entuziazmi u spostua në sheshin qendror të Baselit, ku skuadra u prit nga mijëra mbështetës, që krijuan një atmosferë elektrizuese.
Këngë, flakadanë dhe përshëndetje për idhujt e skuadrës, që kanë qepur edhe yllin e dytë në fanellë dhe tashmë presin vetëm dorëzimin formal të trofeut për të vijuar festën e një dominimi absolut në Superligën zvicerane.