Sport

Festë e çmendur e Napolit për titullin e kampionit

Vetëm një pikë ndaj Udineses i është dashur Napolit që ta sigurojë titullin e kampionit në Serie A, të enjten mbrëma.

Napolitanët shpërthyen në gëzim me të përfunduar ndeshja.

Në pamjet e publikuara në Twitter shihet momenti kur me të përfunduar ndeshja, tifozët nisën festën duke u futur në mes të stadiumit.

Ndeshja përfundoi 1:1.

Udinese kaloi në epërsi në minutën e 13-të, kur shënoi Sandi Lovriq. Golin e festës së madhe për Napolin e shënoi Victor Osimhen në minutën e 52-të. Napoli i është gëzuar titullit të parë që nga viti 1990. Titull tjetër kishte fituar edhe në vitin 1987.


Victor Osimhen u bë shkas që Napoli e siguroi të enjten mbrëma titullin e kampionit në Serie A.

Uebfaqja e sportit, GOAL, publikoi një video të modifikuar të futbollistit 24-vjeçar, ku shfaqte momentin që po ia jepte "lajmin" legjendës së futbollit, Diego Maradona.

“Napoli do ta ketë bërë krenar Diego Maradonën”, thuhet në mesazh, në videon 19-sekondëshe.

Stadiumi i Napolit mban emrin e argjentinasit. Maradona ka vdekur më 25 nëntor të 2020-s nga një sulm në zemër.