Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ferrari fiton “pole-positionin” e parë që nga viti 2019 në Monaco

Charles Leclerc fitoi “pole-positionin” e parë për Ferrarin që nga viti 2019 pavarësisht përplasjes kur kishin mbetur edhe 18 sekonda për të përfunduar kualifikueset e së shtunës në Grand Prix të Monacos.

Piloti 23-vjeçar u shpreh se ishte i shqetësuar se mund të merrte penallti dhe ta humbiste pozitën e parë, por në fund pati gëzim të madh.

Në pozitën e dytë përfundoi piloti i Red Bull, Max Verstappen, me Valtteri Bottas të Mercedesit që plotëson treshen e parë

Garë e mirë ishte edhe për pilotin tjetër të Ferrarit, Carlos Sainz, i cili përfundoi në pozitën e katërt.

Ndërkohë në pistën që është pothuajse e pamundur të bëhen parakalime, kampioni në fuqi Lewis Hamilton zhgënjeu pasi do të niset nga vendi i shtatë.

Gara do të zhvillohet të dielën nga ora 15:00.