Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Feronikeli me fitore të thellë ndaj Dritës vazhdon ta mbajë kreun

Foto: Driton Paçarada / KD

Feronikeli ka shënuar një fitore të thellë në shtëpi ndaj Dritës, për të vazhduar të mbajë kreun e tabelës.

4 me 1 ishte rezultati final i takimit të sotëm në Drenas, transmeton Koha.net.

Kastriot Rexha shënoi golin e parë për vendasit në minutën e 33, që ishte rezultati i pjesës së parë.

E në pjesën e dytë vendasit shënuan edhe tre gola përmes Da Silvas, Fazliut e Hotit.

Golin e vetëm për Dritën e shënoi Shaqiri në minutën e 63.

Edhe Drita mposht thellë Feronikelin Sport Drita mposht thellë Feronikelin

Në krye të tabelës Feronikeli ka 74 pikë. Ndërsa Drita në vendin e katërt ka 48 pikë.

Kampioni i Superligës do të mësohet në dy xhirot e fundit, me Feronikelin që pret dy rivalët kryesor Llapin e Prishtinën.

Image