Mesfushori portugez Gedson Fernandes pritet të jetë përforcimi i parë i skuadrës së Wolverhamptonit për edicionin 2019/20, përcjellë “Goal.com” të hënën.
Bëhet e ditur se Wolvesi tashmë ka nis negociatat me Benfican dhe është i gatshëm të paguajë 40 milionë euro dëmshpërblim për transferimin e 20-vjeçarit, transmeton “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFernandes para fillimit të këtij edicioni është promovuar në ekipin e parë të Benficas dhe deri më tani ka shënuar tri gola e ka asistuar pesë herë në 39 ndeshje në të gjitha garat.
Ai me Benfican ka kontratë deri në vitin 2023 si dhe është reprezentues i Portugalisë.