Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fenerbahçe vë të rinjtë në qendër të vëmendjes

Kjo ishte një verë e masave shtrënguese në Turqi. Dobësimi i valutës turke "lira", rregulli i ferplejit financiar i UEFA-s dhe politikat e reja të Federatës së Futbollit të Turqisë ishin një kombinim që patën efekt dramatik në futbollin turk.

Vetëm 25 milionë euro kanë shpenzuar klubet elitare të Turqisë gjatë afatit kalimtar të kësaj vere. Ndërsa, verën e shkuar vetëm Galatasaray shpenzoi 40 milionë euro, shkruan sot Koha Ditore.

Transferimi i futbollistëve të lirë (pa kontrata) dhe huazimet ishin "në meny" këtë verë në Turqi. Klubet turke po detyrohen të përdorin, krijojnë apo zbulojnë rrjete që ofrojnë futbollistë, në vend të agjentëve që po kërkojnë shumë. Ndërsa, efekti më emocionues i edicionit të ri në Turqi, do të jetë dalja në skenë e futbollistëve të rinj, saktësisht të akademive të klubeve turke që tashmë janë promovuar në ekipet e para.

Fenerbahçe ndoshta është klubi që më së miri do të përfaqësojë këtë epokë të re. Presidenti Aziz Yildirim tashmë është zëvendësuar nga Ali Koc, i cili vjen prej njërës nga familjet më të pasura në Turqi. Mirëpo, Koc ka marrë përsipër që të mos bëjë përforcime, por të përqendrohet në shlyerjen e borxhit të klubit, i cili në total është 621 milionë euro.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Artikuj të ngjashëm