Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fenerbahçe kërkon Walkerin e Cityt

Kyle Walker

Gjiganti turk, Fenerbahçe, ka shprehur interesim për mbrojtësin e Manchester Cityt dhe Anglisë, Kyle Walker, raporton gazeta turke “A Sport”.

Walker ka luajtur për Cityn 10 ndeshje në edicionin aktual në Premier League.

Skuadra turke është gati t’i ofrojë Cityt rreth 8 milionë euro. 32-vjeçari Walker me Cityn ka kontratë deri në qershor të vitit të ardhshëm.