Mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil, raportohet se është caku kryesor i transferimeve nga Fenerbahçe.
Ozil ka më pak se një vit të mbetur në kontratën e tij aktuale me “Topçinjtë”, ndërsa reprezentuesi gjerman pritet që së shpejti të nisë bisedimet me klubet jashtë Premier Ligës.
Sipas “Sporx”, një nga këto skuadra mund të jetë Fenerbahçe.
Për 28-vjeçarin raportohet se interesim ka shprehur edhe Manchester Unitedi.
Artikuj të ngjashëm