Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Federata e Basketbollit i ndalon udhëtimet e tifozëve mysafirë

Federata e Basketbollit të Kosovës ka marrë vendim për t’ia ndaluar udhëtimet tifozëve mysafirë në ndeshjet e Superligës.

Vendimi është marrë të enjten gjatë mbledhjes së Bordit të FBK-së dhe ka hyrë në fuqi menjëherë.

Sipas arsyetimit të FBK-së, kjo po bëhet për shkak të problemeve që kanë ndodhur mes tifozëve në ndeshjet e basketbollit në mënyrë që të evitohen problemet më të mëdha në të ardhmen.

Vendimi nuk vlen për ndeshjet dhe eventet që organizohen nga FBK-ja.

“Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) konform nenit 23 të Statutit të FBK-së ka marrë vendim që të ndalojë udhëtimin e tifozëve mysafirë në mënyrë të organizuar në ndeshjet e Prince Caffe Superligës së Kosovës deri në fund të edicionit 2022/23 dhe ky vendim do të vlejë vetëm për ndeshjet e organizuara nga klubet, e jo në ndeshjet dhe eventet e organizuara nga Federata e Basketbollit e Kosovës (si Superkupa, Final 8 etj)”, thuhet në vendimin e FBK-së.