Edicioni i ri në Superligën e Kosovës në basketboll këtë edicion nis të premten, ndërsa Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK), do të përpiqet t’i ndalojë skenat e pahijshme në tribuna, të cilat u panë në turneun e Superkupës të mbajtur javën e shkuar.
Me vendimet e reja, që FBK-ja pritet t’i publikojë së shpejti, do të ndalet udhëtimi i tifozëve, vendim ky që ishte në fuqi për një periudhë të caktuar edhe edicionin e shkuar.
Ndërkohë, palestra do të zbrazet në momentin e parë, që do të ketë sharje në kor, pështymje apo sjellje agresive.
Artikuj të ngjashëm
-
Superliga në basketboll nis në fundjavë, anulohet Superkupa
-
Superliga e basketbollit nis pa tifozë mysafirë në palestra dhe me kufizime të tjera
-
FBK-ja paralajmëron masa të rrepta në edicionin e ri, mund të mos lejohen tifozët fare në palestra
-
FBK-ja arsyeton ndalesën për tifozët mysafirë, disa klube janë kundër
-
Federata e Basketbollit i ndalon udhëtimet e tifozëve mysafirë