Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka marrëveshje me katër amerikanë, të cilëve edhe u është ndarë shtetësia e Kosovës me kushtin që ta ndihmojnë atë sa herë të ftohen. Por për dy ndeshjet e fundit, asnjëri nuk iu përgjigj Kosovës dhe ajo i humbi të dy ndeshjet parakualifikuese për “Eurobasket 2021”.
Përzgjedhësi Damir Mullaomeroviq insiston se me një amerikan në përbërje të paktën ndeshja me Rumaninë do të mundë të fitohej.
Kosova humbi nga Rumania 88:83, kurse nga Maqedonia 78:68.
Por në FBK arsyetojnë mungesën e secilit. Justin Doellman ka kohë që nuk ftohet, për alo-qendrën Shawn Jones dhe plejmejkerin Malcolm Armstead thonë se ishin të lënduar, ndërkohë për plejmejkerin Scott Bamforth thonë se kishte lejen e FBK-së për të munguar, meqë kishte çështje private për të zgjidhur në SHBA.
Të katër lojtarët falë pasaportës së Kosovës kanë shumë benificione në klubet e tyre evropiane, pasi nuk llogariten të huaj dhe kësisoj u rritet edhe vlera në treg... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)
-
“Le të presim mëngjesin, ndoshta do të ketë telefonatë nga Shtëpia e Bardhë” - reagime të shumta pas humbjes së SHBA-së
-
Kosova po mposhtet pas pjesës së parë nga Sllovakia
-
SHBA-ja gati për “ndeshjen më të rëndësishme”
-
Një fitore e një humbje për basketbollistët ndaj Arabisë Saudite
-
Shpallet lista e Kosovës për ndeshjet me Shqipërinë dhe Sllovakinë