Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fazliu shënon dy gola, por Wili mposhtet thellë

Valon Fazliu ka shënuar dy gola por skuadra e tij, Wil, u mposht thellë në fund.

Wili të premten mbrëma pësoi disfatë 5:2 në udhëtim te Schaffhauseni, në kuadër të raundit të 31-të të rangut të dytë të futbollit zviceran, “Challenge League”.

Fazliu shënoi golin e avantazhit në minutën e 15-të. Vendësit më pas realizuan pesë gola. Golin e dytë personal dhe të fundit në ndeshje, mesfushori 26-vjeçar e realizoi në minutën e 89-të.

Fazliu ka 12-të gola të realizuar në këtë edicion, ndërsa ka kontribuuar edhe me 11-të asistime.

Fazliu e kompletoi ndeshjen te mysafirët, ndërsa luajtën edhe Mërgim Brahimi dhe Luan Abazi. Në stol ishin Argtim Ismaili dhe Lavdim Zumberi.

Edhe Gol e asist nga Fazliu në Zvicër Sport Gol e asist nga Fazliu në Zvicër

Te Schaffhauseni titullar ishin Valon Hamdiu, Jetmir Krasniqi dhe kapiteni Bujar Lika. Në bankën rezervë ishte Drilon Kastrati.

Wili e ka siguruar mbetjen në “Challenge League”. Ka 39 pikë në vendin e tetë, 29 më shumë se Kriensi që tashmë ka rënë nga kjo kategori e futbollit helvetik. Schaffhauseni po lufton për t’u ngjitur në Superligën e Zvicrës. Është në pozitën e dytë me 55 pikë, aq sa ka edhe Winterthuri lider, me një ndeshje më pak të zhvilluar.