Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fazliu asiston në fitoren e Wilit

Mesfushori shqiptar, Valon Fazliu, ka asistuar në fitoren e thellë të Wilit, që është trepikëshi i parë sivjet.

Wili të shtunën në mbrëmje e fitoi ndeshjen e xhiros së tretë në “Challenge League” përballë Yverdonit, 3:0.

“Challenge League” është rangu i dytë i futbollit të Zvicrës.

Fazliu 25-vjeçar asistoi në golin e dytë, që u shënua në minutën e 40 nga Ilan Sauter.

Ishte asistimi i parë i sezonit për Fazliun që e ka edhe një gol të shënuar.

Wili pas tri xhirove ka një fitore e dy humbje.

Artikuj të ngjashëm