Qendërmbrojtësi i St. Gallenit, Betim Fazliji, që është pjesë e Përfaqësueses së Kosovës, beson në një rezultat pozitiv në ndeshjen miqësore ndaj Zvicrës.
Kjo ndeshje luhet të martën prej orës 18:00 në stadiumin e Zuerichut, ndërsa Fazliji ka thënë se do të jetë një duel interesant për të gjithë spektatorët në tribuna.
Ai po ashtu, shpreson që Kosova ta fitojë ndeshjen.
“Natyrisht, që do të jetë ndeshje interesante dhe e mirë për tifozët. Por, ne kemi synime tjera edhe pse është vetëm miqësore, pasi duam të fitojmë. Rezultati 3:2 në favor të Kosovës nuk do të ishte keq”, ka thënë Faziliji për “Blick”.
22-vjeçari ka pranuar se Zvicra është favorite në këtë ndeshje duke shtuar se Kosova është ekip i ri dhe ende në zhvillim e sipër.
Fazliji ka luajtur për ekipin U20 të Zvicrës përpara se të vendoste ta përfaqësonte Kosovën. Ai me “Dardanët” ka debutuar në nëntor të vitit 2020 dhe deri më tani ka dhjetë paraqitje.