Betim Fazliji është kthyer pas një kohe të gjatë te përfaqësuesja e Kosovës.
Fazliji ka pasur shumë probleme me lëndime në vitet e fundit.
27-vjeçari Fazliji ndeshjen e fundit me “Dardanët” e zhvilloi në vitin 2023.
Mesfushori me tipare defensive luan për klubin nga Zvicra, St. Gallen.
Ai për faqen zyrtare të FFK-së është shprehur shumë i lumtur që sërish është pjesë e Kosovës. Ka folur edhe për ndeshjen ndaj Çekisë.
Edhe
Fazliji kthehet në stërvitje
“Ka qenë kohë e gjatë, kam luftuar gjatë për këtë moment që të jem pjesë e përfaqësueses. Tashmë këtë e kam arritur dhe jam shumë i lumtur. Kam besuar në vetvete, më kanë mbështetur familjarët, zyrtarë të federatës e të klubit dhe jam shumë i lumtur që jam pjesë e përfaqësueses. Grupi i futbollistëve po duket në formë, kemi edhe lojtarë të rinj, secili ka një rast që ta tregojë vetën, ashtu edhe unë. Jemi shumë të motivuar dhe pozitiv para ndeshjes me Çekinë” ka thënë Fazliji.
Kosova të dielën nga ora 16:00 do të luajë ndeshje miqësore ndaj Çekisë në Pragë.