Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Betim Fazliji është shprehur i dëshpëruar me humbjen ndaj Gjeorgjisë.
Mbrojtësi kosovar thotë se “Dardanët” ishin të pafatë në këtë takim.
“Kemi filluar mirë lojën por gabimet ndodhin në futboll ka qenë më e vështirë dhe arritëm të rikthehemi në lojë. Kishim shanse të mira të shënojmë gol por nuk kishim fat në këtë takim.
Nuk po jemi shumë efektiv para porte pasi jemi duke krijuar shanse por nuk po i konkretizojmë. Nuk po arrijmë të bëjmë ende pasimin e fundit por shpresoj që tani do të arrijmë të përmirësohemi”, deklaroi Fazliji.
Artikuj të ngjashëm