Sport

Fatos Beqiraj shënon ndaj Armenisë

Sulmuesi shqiptar Fatos Beqiraj që mbron ngjyrat e Malit të Zi ka shënuar në përballjen e sotme ndaj Armenisë.

Ai shënoi golin e epërsisë pas vetëm dy minutave lojë, transmeton Koha.net.

Beqiraj shënoi nga afërsia pas asistmit nga Jovetiq, i cili në minutën e 28 dyfishoi epërsinë e Malit të Zi.

Me këtë rezultat Mali i Zi mban vendin e dytë në Gurpin E me dhjetë pikë, në kualifikimet për Botëror.