Sulmuesi kosovar, Fatos Beqiraj, vazhdon me paraqitje te Mali i Zi. Ai të premten mbrëma realizoi gol për Malin e Zi që pas pjesës së parë po udhëheq 2:0 ndaj Gjibraltarit.
Ndeshja në Gjibraltar i takon grupit G të eliminatoreve për Botëror.
Beqiraj ka startuar te Mali i Zi dhe është kapiten.
Kurse golin e ka shënuar në minutën e 44-t nga pika e bardhë.
Beqiraj ka tani 13 gola për Malin e Zi. Po e luan ndeshje e 81-të për Malin e Zi. Është lojtari me dukshëm më së shumti ndeshje me Malin e Zi.
Artikuj të ngjashëm
-
Beqiraj kalon në epërsi Malin e Zi ndaj Turqisë
-
Beqiraj realizon për Malin e Zi në ndeshjen ndaj Gjibraltarit
-
Beqiraj tërhiqet nga Mali i Zi, rekordi i tij pritet të qëndrojë gjatë
-
Beqiraj nuk ndalet, vazhdon kontratën me Deçiqin
-
Beqiraj nuk e ka ndërmend të ndalet: Jam në dispozicion të përfaqësueses së Malit të Zi