Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Faqja e Olimpiadës shkruan për Tahirin

Faqja zyrtare e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar ka shkruar për sportistin e vetëm që po përfaqëson për herë të parë Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore në Korenë e Jugut.

Faqja shkruan se Tahiri ka pasur nderin që të jetë mbajtësi i flamurit të Kosovës në ceremoninë hapëse dhe se si 18-vjeçar zgjodhi Kosovën në vend të Sllovenisë.

“Në vitin 2008, Tahiri, atë kohë 18-vjeçar, zgjodhi të përfaqësonte vendin e babait të tij sesa Slloveninë, vendlindjen e tij”, ka shkruar faqja olimpike.

“Sllovenishtja është gjuha ime e nënës. Jam rritur në kufi me Austrinë, në qytetin e quajtur Slovenj Gradec dhe isha me fat që u stërvita me skitarët më të mirë slloven, Rok Perkon dhe Bostjan Klinen”, ka thënë Tahiri për faqen zyrtare, transmeton Koha.net.

“Më mirë flas anglisht sesa shqip. Por kur ka ndonjë bisedë mes disa njerëzve [shqiptarëve], i marrë vesh se çfarë thonë”, ka shtuar ai.

Edhe Kryemjeshtri Kuka flet për lavdinë olimpike që u ndërtua me mund Luftarake 1 muaj më parë Kryemjeshtri Kuka flet për lavdinë olimpike që u ndërtua me mund

Edhe pse nuk e di fort mirë gjuhën shqipe, kjo nuk e ka ndalur atë që të marrë qindra mesazhe urimi nga shqiptarët e Kosovës anembanë botës.

“Shumë njerëz dëshirojnë të më kenë në rrjetet sociale, sidomos në Amerikë, dhe kjo më bën krenar”, ka treguar Tahiri, i cili nuk harron ta përmend edhe urimin që ka marrë nga Kampionia Olimpike e Kosovës, Majlinda Kelmendi.